Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini dhe Sport

E Hënë, 28.09.2015




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini dhe Sport, kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Me këtë projektligj rregullohen mënyra e organizimit,përmbajtja,kushtet, kriteret dhe procedurat e maturës shtetërore. Gjatë shqyrtimit anëtarët e Komisionit bënë disa propozime e plotësime në tekstin e Projektligjit.

 Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini dhe Sport