Lajmet e fundit
Kryetari Veseli vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës
E Enjte, 24.09.2015
Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, gjatë të cilës u prit nga kryetari i saj, Naim Tërnava dhe drejtues të tjerë kësaj bashkësie.
Nga selia e Bashkësisë Islame, kryetari Veseli përcolli mesazhe urimi për të gjithë qytetarët islam të Republikës së Kosovës, duke e konsideruar Kurban Bajramin ditë të sakrificës, solidaritetit e të bamirësisë. Me këtë rast, kreu i Kuvendit çmoi lart sakrificën e dëshmorëve, martirëve e familjevet të të zhdukurve, të cilët dhanë gjithçka për vendin dhe lirinë e sotme.
Kryetari Veseli tërhoqi vëmendjen për një përkujdesje gjithnjë e më të madhe për familjet skamnore dhe njerëzit e tjerë në nevojë.