Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Mërkure, 23.09.2015
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, drejtuar nga kryetari Zenun Pajaziti, shqyrtoi Projektligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe diskutoi lidhur me agjendën e monitorimit të ligjeve në procedurë.
Komisioni trajtoi kryesisht çështje teknike për ndërtimin e grupeve punuese dhe për caktimin e datave të punës.