Lajmet e fundit

Kryetari Veseli uron besimtarët islam me rastin e Kurban Bajramit

E Mërkure, 23.09.2015




Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam të Kosovës.


"Të gjithë besimtarëve islam në Republikën e Kosovës, gëzuar festa e Kurban Bajramit. Mesazhi i kësaj feste është një vlerë e përhershme, sepse na përcjell idenë madhështore se adhurimi i Zotit, mbi të gjitha, nënkupton dashuri, mirëkuptim dhe solidaritet mes njerëzve. Kjo është festa që bashkon besimin fetar me kauzën e humanizmit", thuhet në urimin e kryetarit Veseli.

Kryetari Veseli uron besimtarët islam me rastin e Kurban Bajramit