Lajmet e fundit
Kryetari Veseli uron Koha Visionin në 15-vjetorin e fillimit të punës
E Marte, 22.09.2015
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një telegrami, ka uruar "Koha Visionin", me rastin e 15-vjetorit të fillimit të punës së këtij mediumi.
Në telegram thuhet:
"E nderuara Znj. Surroi, të nderuar drejtues, gazetarë e punëtorë të "Koha Visionit",
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, me rastin e 15-vjetorit të fillimit të punës së mediumit Tuaj, ju përgëzoj për punën shumë të çmuar në shërbim të informimit të publikut dhe avancimit të vlerave demokratike në shoqërinë tonë. Në ditëlindjen e 15-të të televizionit Tuaj, ju uroj rritje të mëtutjeshme dhe suksese të reja në të ardhmen. Përgëzime!"