Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i tretë i mbledhjes së Kuvendit
E Marte, 22.09.2015
Pas mbarimit të pauzës, opozita për të tretën herë përsëriti veprimet e saj për të pamundësuar raportimin e kryeministrit Mustafa, lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Nga ana tjetër, kryeparlamentari Veseli, përsëriti kërkesën për debat, në të cilin tha se nuk do të ketë kufizime kohore. Opozita megjithatë këmbënguli në qëndrimin e saj duke bllokuar foltoren e Kuvendit.
Pas kësaj, kreu i Kuvendit vlerësoi se nuk ka kushte për vazhdimin e mbledhjes dhe vendosi të ndërpresë atë.
Kryeparlamentari po ashtu, ftoi liderët në një tryezë në të cilën do të diskutohej për tejkalimin e kësaj situate.
Në këto rrethana u vendos që të ndërpritet mbledhja.