Lajmet e fundit
Mbledhja e Kuvendit: vazhdimi i pasdites
E Marte, 22.09.2015
Pas pauzës, e cila zgjati më se tri orë, deputetët u kthyen në sallë për të vijuar mbledhjen.
Megjithatë, qëndrimi i opozitës ishte i pandryshueshëm, ndërkaq, pozicionimi i tyre para foltores bëri që kryesuesi i mbledhjes të pengohet në procedim të mëtejmë.
Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit, për të krijuar rrethana për vijimin e mbledhjes, i ftoi përfaqësuesit e grupeve parlamentare për konsultim, të cilin përfaqësuesit e opozitës e bojkotuan.
Pas kësaj, kryeparlamentari duke iu drejtuar opozitës për debat, i siguroi ata se do të kenë kohë të mjaftueshme për të shfaqur pikëpamjet e tyre rreth marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.
Edhe me këtë rast, opozita nuk reflektoi në thirrjen e kryeparlamentarit Veseli, i cili në kërkim të rrugëdaljes nga kjo situatë, përsëri vendosi që të shkohet në pauzë (30 minuta).