Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kuvendit
E Marte, 22.09.2015
Mbledhja e Kuvendit të Kosovës, e nisur më 17 shtator, ka vazhduar sot nën kryesimin e kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
Ashtu siç ishte paraparë, kryeministri Mustafa, duke iu drejtuar deputetëve, fillimisht i falënderoi ata për mundësinë e ofruar për të raportuar, ndërkaq, kërkoi ndjesë që ky raportim nuk është bërë në mbledhjen e kaluar.
Në vijim të fjalës së tij, deputetë opozitar, me qëllim për të penguar raportimin e kryeministrit filluan të hedhin gjësende në drejtim të tij, gjë që bëri të pamundur vijimin e mbledhjes.
Në këto rrethana, kryeparlamentari Veseli, vendosi për një pauzë (10 minuta).