Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
E Hënë, 21.09.2015
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, diskutoi lidhur me organizimin e Tryezës së rrumbullakët për barazinë gjinore në Kosovë.
Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të Zyrës për Qeverisje të Mirë (ZQM) dhe Agjencisë për Barazi Gjinore.
Të pranishmit u pajtuan që tryeza të mbahet në pjesën e dytë të tetorit, ndërkaq, vlerësuan se ajo do të jetë rast i mirë për të shqyrtuar pakon e ligjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.
Në këtë mbledhje, komisioni mori vendim edhe për monitorimin e zbatimit të Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, për të cilin formoi edhe grupin punues.