Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Hënë, 21.09.2015




Kuvendi i Republikës së Kosovës, nesër, më 22 shtator, në orën 11:00, vazhdon punimet e seancës së filluar më 17 shtator.


Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar.


Vazhdimi i seancës do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës: raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me Marrëveshjet e arritura në Bruksel, më 25 gusht 2015.

Nga mbledhja e Kryesisë së KuvenditNga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit