Lajmet e fundit

Sot në Kuvend filloi procedura për emërimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

E Premte, 18.09.2015




Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veselit,  sot u mbajt mbledhja e Komisionit për fillimin e procedurës për emërimin  e dy (2) gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Duke e drejtuar këtë takim, kryeparlamentari Veseli ka  proceduar me këtë rend dite :

1.Emërimi i dy (2)  zëvendës – kryesuesve të Komisionit dhe

2.Marrja e vendimit për publikimin  e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen e dy (2) gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryesuese e parë u zgjodh, znj. Albulena Haxhiu, nga Grupi Parlamentar  i  Lëvizjes Vetëvendosje !, ndërsa nga komunitetet, zëvendës-kryesuese u zgjodh znj. Mufera Shinik.

Komisioni  për fillimin e procedurës për emërimin  e dy (2) gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, miratoi Draft – thirrjen/ ftesën publike, për nominimin e kandidatëve.

Publikimi i konkursit  bëhet, me  21 shtator  2015, në mediat e  shkruara dhe elektronike në   gjuhen shqipe, serbe, boshnjake dhe turke.

Publikimi mbetet i hapur 20 ditë, nga dita e publikimit, në mediat e shkruara   dhe elektronike.


Sot në Kuvend filloi procedura për emërimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese