Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi senatorin italian Vannino Chiti

E Premte, 18.09.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka takuar sot kryesuesin e delegacionit të senatorëve italianë në Komisionin për Politika të BE-së, z. Vannino Chiti dhe më këtë rast diskutoi për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm Kosovë-Itali, me theks në procesin e integrimit të Kosovës në BE dhe bashkëpunimin ekonomik. 

Kryetari Veseli falënderoi senatorin Chiti, nëpërmjet tij edhe senatin e Republikës së Italisë që u gjend vazhdimisht pranë Kosovës dhe popullit të saj. Në takim u vu në spikamë nevoja e përmirësimit të informacionit në Bashkimin Evropian për Kosovën. Ndërsa për sa i takon investimeve, Kryekuvendari tha se prania e Italisë në fushën e ekonomisë duhet të jetë më e dukshme, jo vetëm me banka, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme por edhe në binjakëzimin e qyteteve.

Kryetari Veseli tha se përvoja nga Senati italian në eurointegrime është e mirëseardhur. 

“Kosova me vlerat e saj, ishte, është dhe duhet të jetë pjesë e Evropës. Ne kemi nevojë për integrim dhe prania jonë në Bashkimin Evropian do të jetë vlerë e shtuar për demokracinë e madhe evropiane. Është e padrejtë që rinia jonë të ketë kufizime, kur dihet rëndësia e lëvizjes së lirë”, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Senatori Chiti tha se në Senatin italian Kosova gëzon përkrahje nga çdo përbërje e tij. Ndërsa takimet e deritashme Senat-Kuvend i Kosovës, dëshmojnë se Italia e do Kosovën në BE.

“Senati italian dhe shteti ynë është në anën Tuaj në procesin e integrimeve, ajo është aleati juaj besnik në këtë rrugë, duke mos ndalur që bashkëpunimi të forcohet në të gjitha lëmenjtë. Italia e do Kosovën në BE”, theksoi senatori Chiti. 

Kryetari Veseli e informoi senatorin Chiti se së shpejti formalisht do të konfirmohen krijimi i grupeve të miqësisë brenda Kuvendit të Kosovës dhe pritet intensifikim i bashkëpunimit. Në takim u vu në dukje mungesa e pakove të qarta të informacionit për mundësitë e ekonomisë së Kosovës. Kjo mund të ishte shumë e dobishme për dy vendet në fushën e investimeve për ndërmarrjet prodhuese të vogla dhe të mesme, sektorin e financave dhe në bujqësi.


 Kryetari Veseli takoi senatorin italian Vannino Chiti Kryetari Veseli takoi senatorin italian Vannino Chiti Kryetari Veseli takoi senatorin italian Vannino Chiti Kryetari Veseli takoi senatorin italian Vannino Chiti