Lajmet e fundit
Nesër në Kuvend fillon procedura për emërimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese
E Enjte, 17.09.2015
Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veselit, nesër, më 18 shtator 2015, mbahet mbledhja e Komisionit për fillimin e procedurës për emërimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës
Salla N- 303, duke filluar nga ora 12 :00.