Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini dhe Sport

E Mërkure, 16.09.2015




Diskutimi lidhur me planin e punës së Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini dhe Sport, të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, ishte temë qendrore e mbledhjes së sotme të këtij Komisioni.

Si në fjalën hyrëse të z. Hasani, ashtu edhe të deputetëve, vëmendja u përqendrua në ligjet që presin për amendamentim gjatë sesionit vjeshtor. Në këtë vështrim, me përparësi u përmendën shqyrtimi Projektligjit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës,ai për Trashëgiminë kulturore,i Maturës, i Arsimit parauniversitar etj. Përkitazi me këtë, u tha se nga ana e disa ministrive po vonohet procedimi i projektligjeve që duhen amendamentuar, posaçërisht kur është fjalë për Projektligjin e maturës, procedimi i të cilit ka mundur të bëhet më shpejt.

Një segment tjetër i angazhimit të deputetëve të këtij Komisioni do të jetë edhe monitorimi i ligjeve. Çështje për deputetët ishte edhe dukuria e mosimplementimit të disa ligjeve, të cilat u kërkua që të sillen në shqyrtim.