Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Mërkure, 16.09.2015
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot realizimin e planit të punës.
Me këtë rast, kryetari Pajaziti tha se gjatë muajve në vijim komisioni duhet të angazhohet edhe më shumë për të realizuar planin e punës sipas agjendës së paraparë. Duke folur për çështjet më me prioritet, ai vuri në pah amendamentimin e Ligjit për procedurat administrative, si dhe Ligjin për RTK-në.
Anëtarët e komisionit, ndërkaq, folën për monitorimin e zbatimit të ligjeve që bien në domenin e fushëveprimtarisë së komisionit.
Pas debatit, në komision u vendos që plani i punës të diskutohet edhe në mbledhjen e radhës, e cila pritet të mbahet në fillim të javës së ardhshme.