Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

E Hënë, 14.09.2015




Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari i komisionit Daut Haradinaj, u shqyrtua plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor.

Pas një diskutimi të gjerë lidhur me angazhimet e komisionit gjatë këtij sesioni, u propozuan po ashtu edhe disa plotësim-ndryshime të planit të punës së komisionit. Mes tjerash anëtarët e komisionit u zotuan se do të jenë të përkushtuar në kryerjen e angazhimeve të tyre edhe gjatë këtij sesioni.

Komisioni po ashtu ka diskutuar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në rajonin e Prizrenit. Me këtë rast ata vendosën që të realizojnë në këtë rajon një vizitë pune të komisionit.

Komisioni po ashtu ka diskutuar edhe rreth procesit të transformimit të FSK-së.