Lajmet e fundit

Komisioni për Punë të Jashtme

E Hënë, 14.09.2015




Formimi i grupeve të miqësisë, ishte temë e debatit të sotëm në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, të kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i komisionit.

Gjatë debatit lidhur me këtë, anëtarët e komisionit theksuan nevojën që këto grupe të formohen dhe të funksionalizohen sa më shpejtë që të është e mundur, ndërkaq, propozuan që të shtohet numri i grupeve të miqësisë, i cili aktualisht është i propozuar prej 45 sosh.

Anëtarët e komisionit u pajtuan se mënyra më e mirë e komunikimit ndërparlamentar është nëpërmjet grupeve të miqësisë dhe vlerësuan se duhet formuar grupe edhe për vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Në fund të debatit, komisioni kërkoi nga grupet parlamentare që të plotësojnë listën e të propozuarve për anëtarë të grupeve të miqësisë, të cilat më pas, do t'i dërgohen Kryesisë së Kuvendit.