Lajmet e fundit

Kryetari Veseli: I bashkohemi me solidarizim Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhimbjes dhe pikëllimit të familjeve që pësuan nga sulmi terrorist i 11 Shtatorit

E Premte, 11.09.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar sulmin e 11 shtatorit 2001, duke u solidarizuar me popullin amerikan në këtë ditë ditë të rëndë për familjet e viktimave të këtij sulmi terrorist.

“Sot, si çdo herë, i bashkohemi me solidarizim Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhimbjes dhe pikëllimit të familjeve që pësuan nga sulmi terrorist i 11 Shtatorit, me bindjen e plotë se e keqja nuk mund të triumfojë ndaj të mirës. Kjo ditë, që solli ndryshim rrënjësor jo vetëm në ShBA por edhe në botë, dëshmoi se themeli i lirisë, paqes dhe sigurisë globale është shumë më i thellë se godinat e sulmuara”, ka shkruar kryetari Veseli. 

Kryetari Kadri Veseli