Lajmet e fundit
Komisioni për Punë të Jashtme
E Marte, 08.09.2015
Komisioni për Punë të Jashtme, në mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor, e cila u
mbajt sot nën kryesimin e kryetarit të tij Enver Hoxhaj, shqyrtoi agjendën e punës
së komisionit për muajt në vijim.
Me këtë rast, kryetari i komisionit Hoxhaj, propozoi që një nga temat e komisionit
të jetë edhe çështja e emigrantëve nga Siria, Strategjia për bashkëpunim ndër-
parlamentar dhe bashkëpunimi i komisionit me organizata ndërkombëtare, si dhe
aktivitete të tjera që i përkasin fushëveprimtarisë së komisionit.
Po ashtu, në këtë mbledhje është folur edhe për shqyrtimin e Raportit të
Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi.
Lidhur me këtë raport reagoi deputeti Ramush Haradinaj, njëherësh lider i AAK-
së. Ai vlerësoi se ky raport nuk duhet shqyrtuar fare, sepse, sipas tij, marrëveshja e
nënshkruar me Malin e Zi ka qenë një gabim i madh, ndërkaq, për këtë fajësoi
kryetarin e Qeverisë Isa Mustafa, si dhe zëvendësin e tij Hashim Thaçi. Po ashtu,
ai fajësoi edhe kryetarin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e
Zi, Murat Meha, për të cilin tha se është i manipuluar.
Pas kësaj, deputeti Haradinaj, lëshoi mbledhjen.
Kundër marrëveshjes me Malin e Zi u shprehën edhe përfaqësuesit e tjerë
opozitar, deputetët: Zafir Berisha dhe Puhie Demaku.
Në vijim, anëtarët e komisionit ngritën çështje të tjera, përfshirë këtu edhe
intervistimin e kandidatëve për ambasadorë, të propozuar nga Qeveria.