Lajmet e fundit
Nesër në Kaçanik organizohet tryezë në nderim të figurës së humanistes Nënë Tereza
E Enjte, 03.09.2015
Nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të premten, më 4 shtator, në Kaçanik, organizohet tryezë në nderim të figurës së humanistes Nënë Tereza, me temën: "Nënë Tereza - simbol i dashurisë dhe bamirësisë".
Në tryezë do të marrin pjesë krerë të Kishës Katolike të Kosovës, të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të ftuar të tjerë.
Ora: 11:00
Vendi: Salla e Kulturës, Kaçanik
Ftohen mediat ta përcjellin këtë aktivitet.