Lajmet e fundit

Kryekuvendari Veseli takoi ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

E Marte, 01.09.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera midis të dy vendeve, me gatishmëri të thellimit të tyre.

Duke e uruar znj. Kiliq për detyrën e saj të re në krye të misionit diplomatik turk në Prishtinë, kryetari Veseli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe shtroi nevojën e forcimit e të zgjerimit të tij të mëtejshëm, në interes të të dy vendeve.

Ambasadorja Kiliç, nga ana e saj, theksoi se Turqia ishte dhe do të mbetet përkrahëse e pa rezervë e prosperitetit në Kosovë, ndërsa vuri në dukje se bashkëpunimi ekonomik mund të jetë edhe më intensiv, ngase ka mundësi reale të rritjes së vëllimit të këmbimit tregtar dhe segmentit prodhues me interes të dyanshëm.

Kryekuvendari Veseli, theksoi se mirëpret thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet me Turqinë, duke vënë në pah prioritetet e vendit, si: punësimin e të rinjve, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të rrugëtimit të përbashkët euro-atlantik.

 

Kryekuvendari Veseli takoi ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim KiliçKryekuvendari Veseli takoi ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç