Lajmet e fundit

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, priti kongresmenin amerikan, David E. Price

E Enjte, 20.08.2015




Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës , Ismet Krasniqi, me bashkëpunëtorë takoi sot,  kongresmenin amerikan, David E. Price, me stafin e tij. Në këtë takim, sekretari i përgjithshëm, Ismet Krasniqi, i bëri një vështrim bashkëpunimit dhe mbështetjes së administratës së Kuvendit të Kosovës nga  Komisioni i Kongresit Amerikan  për Partneritet dhe Zhvillim të Demokracisë. Në këtë frymë, z. Krasniqi e falënderoi z. Price, për përkrahjen  që i ofrohet  administratës së Kuvendit nga ana e mekanizmave të këtij Komisioni.

Z. Price, premtoi se mbështetja ndaj administratës së Kuvendit do te vazhdojë edhe në të ardhmen.