Lajmet e fundit
Kryetari Veseli ngushëllon presidentin bullgar, Plevneliev
E Mërkure, 12.08.2015
Me rastin e vdekjes së djalit të presidentit të Bullgarisë, Rosen Plevneliev, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar kreun e shtetit bullgar.
Në ngushëllimin e kryetarit Veseli thuhet:
"Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e birit tuaj, Filipit. Unë dhe përfaqësuesit e tjerë të zgjedhur të popullit të Kosovës, iu bashkohemi në dhembje në këto çaste të rënda për ju, duke iu shprehur ngushëllimet më të thella juve dhe familjes suaj.
Vizitën tuaj të disa muajve më parë në Kosovë, e konsiderojmë të një rëndësie të veçantë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, si dhe forcimin e miqësisë ndërmjet dy popujve tanë", thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Veseli.