Lajmet e fundit

Kryetari Veseli priti në takim lamtumirës ambasadoren turke, Ozan

E Marte, 04.08.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e deritashme të Turqisë në Kosovë, Songul Ozan.


Kryetari i Kuvendit të Kosovës vlerësoi qëndrimin e ambasadores Ozan kundruall zhvillimeve në Kosovë, duke e konsideruar kontributin e saj të një rëndësie të veçantë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Kryetari Veseli çmoi lart ndihmën e gjithanshme të Turqisë për Kosovën, ndërsa marrëdhëniet ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, i konsideroi të shkëlqyeshme.


Duke i uruar znj. Ozan suksese në detyrat e reja në të ardhmen, kryetari Veseli shprehu besimin se bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën turke në Prishtinë do të vazhdojë edhe me drejtuesin e saj të ri.


Ambasadorja Ozan, nga ana e saj, shprehu kënaqësinë e veçantë që për disa vite ka përfaqësuar Turqinë në Kosovë, duke e konsideruar këtë periudhë një përvojë të jashtëzakonshme, sa diplomatike, aq edhe miqësore. Ajo përsëriti qëndrimin e Ankarasë zyrtare për të qenë në mbështetje të Kosovës në të gjitha proceset.

Kryetari Veseli priti në takim lamtumirës ambasadoren turke, OzanKryetari Veseli priti në takim lamtumirës ambasadoren turke, Ozan