Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takoi Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari

E Marte, 04.08.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, me të cilin diskutoi për misionin dhe detyrat e këtij institucioni të rëndësishëm, në funksion të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve.


Në këtë funksion, kryetari Veseli theksoi nevojën e trajtimit adekuat të ankesave të qytetarëve nga ana e këtij institucioni, si instancë madhore e mbrojtjes së të drejtave të tyre.


"Promovimi i vlerave të institucioneve tona dhe qeverisja e mirë, janë detyra të të gjithë neve, duke mos heshtur shkeljet apo lëshimet e mundshme të tyre përball të drejtës së qytetarëve tanë, detyrë kjo parësore e Avokatit të popullit", theksoi kryetari Veseli.


Avokatin i Popullit, Hilmi Jashari, i zgjedhur në këtë detyre vetëm pak javë me parë nga Kuvendi i Kosovës, e informoi kryetarin Veseli për punën e këtij institucioni të rëndësishëm dhe shprehu përkushtimin e tij për ta çuar përpara misionin e Institucionin e Avokatit të Popullit, si një institucion kredibil përball qytetarëve.

Kryeparlamentari Veseli takoi Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari