Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit

E Premte, 31.07.2015




Kuvendi i Republikës së Kosovës, në vazhdimin e sotëm të mbledhjes plenare, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar (një pjesë të saj e kryesoi nënkryetari Xhavit Haliti), shqyrtoi dy projektligje për herë të dytë. Kështu, Kuvendi miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta, me amendamente të komisionit funksional, ndërsa nuk pati kuorum për Projektligjin për letërnjoftim, për të cilin u zhvillua një diskutim i gjerë.


Me kërkesë të deputetit Sali Morina, u hoq nga rendi i ditës dhe u shty për sesionin vjeshtor shqyrtimi i vendimit të qeverisë për propozimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit