Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
E Enjte, 30.07.2015
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare, u shqyrtua dhe u përkrah Raporti me amendamente i Komisionit Funksional ne Projektligjin Nr.05/L-040 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-026 për Markat Tregtare.
Komisioni vlerësoi se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Markat Tregtare dhe amendamentet e propozuara janë në pajtim me Kushtetutën dhe mund të procedohen në seancë plenare për shqyrtim dhe miratim. Me këtë rast Komisioni ka paraqitur vërejtjen në amendamentin 6, duke vlerësuar se është ndërhyrë në Ligjin bazik.