Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 29.07.2015




Në mbledhjen e sotme Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale drejtuar nga Flora Brovina, (kryetare) trajtoi raportin e punës së këtij komisioni për sesionin pranveror.

Pas një analize u theksua se edhe pse fushë-veprimtaria e komisionit ka lidhje shumë të gjera me shoqërinë civile, e cila e vështirëson kohën e punës, komisioni ka kryer një punë të mirë.

Kërkesa e deputetëve të këtij komisioni për të qenë "grup punues" është një veçori e re, e cila ka ngritur kapacitetet e punës gjatë këtij sesioni.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale