Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për te Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 28.07.2015
Në mbledhje të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi Jelena Zhivikovic, kryetare e Komisionit, janë shqyrtuar pesë p/ligje , dhe atë: P/ligji për Shëndetin Mental, P/ligji për Mbrojtjen e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri, P/ligji nr. 05/L-39 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-029 për Patentë, me amendamente të Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik , Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, shqyrtimi i P/ligjit 05/L-040 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-026 për Markat Tregtare me amendamente të Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri , si dhe shqyrtimi i P/ligjit për Letërnjoftimin me amendamente të Komisionit Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.
Pas debatit të gjerë anëtaret e Komisionit e kanë përkrahur procedimin e pesë p/ligjeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.