Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Marte, 28.07.2015
Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Teuta Sahatqija, u shqyrtuan dhe u përkrahën katër projektligje, me amendamentet e komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, siç janë: Projektligji për shëndetin mendor, Projektligji për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri, Projektligji Nr.05/L-39 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.04/L-029 për Patenta, si dhe Projektligji Nr.05/L/-040 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.04/L-026 për Markat Tregtare.