Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion…

E Hënë, 27.07.2015




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar propozimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për emërimin e anëtarit në Komisionin për kërkesa pronësore. Me këtë rast, Komisioni mbështeti propozimin që Avdullah Halimi të jetë anëtar i këtij Komisioni.


Më tej, anëtarët e Komisionit shqyrtuan dhe përkrahën disa nga propozimet për emërimin e anëtarëve të Këshillit në Agjencinë për Ndihmë Juridike falas për procedim në seancë plenare.


Mbështetjen e anëtarëve të Komisionit e morën edhe këto raporte: raporti me amendamente i komisionit funksional në Projektligjin nr. 05/L-15 për Letërnjoftim, raporti me amendamente i komisionit funksional në Projektligjin nr. 05/L-23 për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri, si dhe raporti me amendamente i komisionit funksional në Projektligjin nr. 05/L-25 për shëndetin mendor.

 Mbledhja e Komisionit për Legjislacion…