Lajmet e fundit

Për mospjesëmarrje të shoqërisë civile në Komisionin për Administratë Publike

E Mërkure, 22.07.2015




Dëgjimi publik i caktuar për sot lidhur me Projektligjin për procedurë të përgjithshme administrative nr. 05/L-31 është shtyrë për një ditë tjetër për shkak të mospjesëmarrje të shoqërisë civile në Komisionin për Administratë Publike , Qeverisje Lokale dhe Media.
Bëhet me dije se stafi mbështetës i Komisionit i kishte ftuar me kohë ministrin e MAP dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile: KDI, GAP, NDI, Instituti Kosovar për Drejtësi (IKD). Për mungesë të pranisë së përfaqësueseve të ftuar nga shoqëria civile Komisioni nuk ka vazhduar mbajtjen e dëgjimit edhe pse në mbledhje merrte pjesë ministri i MAP. Komisioni gjithashtu ka vendosur që në javën e ardhshme do të fillojë me amendamentimin e projektligjit në fjalë.
Komisioni u deklarua se do të organizojë përsëri dëgjim publik nëse shoqëria civile dhe grupet e interesit do të shprehin interesimin e tyre për mbajtjen e dëgjimit.