Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport

E Mërkure, 22.07.2015




Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, të kryesuar nga kryetari Nait Hasani, u shqyrtua raporti vjetor i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Me këtë rast, pasi u shfaqën një sërë vërejtjesh, Komisioni u dakordua që ky raport të procedohet në seancë plenare me rekomandimin që Kuvendi të mos e miratojë raportin.
Në vijim, Komisioni vendosi që shqyrtimi i Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore të vazhdojë në mbledhjen e radhës. Ndërkaq, po ashtu u vendos që në një mbledhje tjetër të radhës të ftohet për raportim edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, Arsim Bajrami, lidhur me nxjerrjen e një udhëzimi administrativ 06/2015 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport