Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Mërkure, 22.07.2015




Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga kryetari i Komisionit Naser Osmani, u përkrah propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e normës së tatimit të akcizës.
Në vijim, Komisioni ka shqyrtuar dhe përkrahur edhe këto projektligje me amendamente të komisioneve funksionale: Projektligjin nr. 05/L-15 për Letërnjoftimin, Projektligjin nr. 05/L-23 për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri, Projektligjin nr. 05/L-25 për shëndetin mendor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për Markat Tregtare dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për patentë. U vlerësua se këto projektligje nuk përmbajnë kosto financiare shtesë.

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa