Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
E Mërkure, 22.07.2015
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, shqyrtoi Raportin e monitorimit të Ligjit për Persona të Verbër.
Komisioni vlerësoi se për të pasur një pasqyrë më të qartë për zbatimin e këtij ligji, duhet bërë hulumtime edhe nga Drejtoria për Hulumtime e Kuvendit.
Në këtë mbledhje, komisioni është njoftuar edhe me Raportin e Agjencisë për Barazi Gjinore.