Lajmet e fundit
Aktiviteti Bashkatdhetarët në Kuvend vazhdon edhe të mërkurën
E Marte, 21.07.2015
Vazhdon edhe nesër, më 22 korrik, aktiviteti "Bashkatdhetarët në Kuvend", në kuadër të të cilit Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.
Pritja qendrore organizohet në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, në të cilën kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të takojë grupe të mërgimtarëve dhe do të mbajë një fjalë mirëseardhjeje.