Lajmet e fundit

Qindra bashkatdhetarë vizituan Kuvendin

E Marte, 21.07.2015




Në funksionit të kultivimit të mëtejmë të transparencës së Kuvendit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet qytetarëve dhe institucionit të tyre përfaqësues, sot, me moton "Bashkatdhetarët në Kuvend", Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur dyert për mërgimtarët të cilat aktualisht gjenden në Kosovë.


Gjatë vizitave të tyre, mërgimtarët janë njohur nga afër me ambientet e punës në Kuvend, detyrat dhe mënyrën e funksionimit të tij, si dhe kanë pasur rastin të shohin deklaratën origjinale të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila ishte ekspozuar për nder të tyre.


Grupe të ndryshme qytetarësh i ka takuar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka konfirmuar përkushtimin e Kuvendit të Kosovës dhe të tij personalisht, për të qenë sa më afër bashkatdhetarëve, si kontribuues të rëndësishëm të mirëqenies së mijërave familjeve të Kosovës dhe një resurs i pazëvendësueshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.
"Bashkatdhetarët mund të jenë krah edhe më i fuqishëm i zhvillimit të vendit, me përkrahjen e institucioneve tona përgjegjëse", theksoi kryetari Veseli.


Aktiviteti "Bashkatdhetarët në Kuvend" vazhdon edhe nesër, më 22 korrik, nga ora 10:00 - 16:00.

 Qindra bashkatdhetarë vizituan Kuvendin  Qindra bashkatdhetarë vizituan Kuvendin  Qindra bashkatdhetarë vizituan Kuvendin  Qindra bashkatdhetarë vizituan Kuvendin