Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi një grup studentësh të huaj, pjesëmarrës të Akademisë Verore Ndërkombëtare në Prishtinë

E Marte, 21.07.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot një grup studentësh nga shtete të ndryshme, pjesëmarrës të Akademisë Verore Ndërkombëtare në Prishtinë.


Gjatë këtij takimi kryetari Veseli i njohu studentët me punën dhe rolet kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, në funksion të përfaqësimit sa më të mirë qytetar, miratimit të legjislacionit modern, si dhe mbikëqyrjes ndaj ekzekutivit dhe institucioneve të tjera që zgjedh.


Kreu i Kuvendit theksoi se institucionet e shtetit të Kosovës janë të përkushtuara për përmbushjen sa më të shpejtë të standardeve dhe kritereve që kërkon procesi i integrimit euro-atlantik, si prioritet strategjik i vendit.


Studentët, nga ana e tyre, shprehën interesimet e tyre për një varg problematikash që shoqërojnë zhvillimet aktuale të vendit tonë.


Gjatë kësaj vizite, studentët u njohën edhe me ambientet e tjera të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari Veseli takoi një grup studentësh të huaj, pjesëmarrës të Akademisë Verore Ndërkombëtare në PrishtinëKryetari Veseli takoi një grup studentësh të huaj, pjesëmarrës të Akademisë Verore Ndërkombëtare në PrishtinëKryetari Veseli takoi një grup studentësh të huaj, pjesëmarrës të Akademisë Verore Ndërkombëtare në PrishtinëKryetari Veseli takoi një grup studentësh të huaj, pjesëmarrës të Akademisë Verore Ndërkombëtare në Prishtinë