Lajmet e fundit
Kryetari Veseli takoi Baroneshën Joyce Anelay nga Britania e Madhe
E Marte, 21.07.2015
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Baroneshën Joyce Anelay nga Britania e Madhe, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, të arriturat e saj dhe marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë në mes të Kosovës dhe Britanisë së Madhe.
Kryetari Veseli e njoftoi Baroneshën Ane
lay me proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, por edhe me sfidat dhe problemet me të cilat ai po përballet.
Kreu i Kuvendit të Kosovës e falënderoi Baroneshën Anelay për mbështetjen e vazhdueshme të e Britanisë së Madhe për Kosovën në të gjitha proceset e saj historike, që nga çlirimi e deri te pavarësia e shtetndërtimi, ndërsa konsideroi se një përkrahje e tillë i nevojitet Kosovës edhe në proceset aktuale, veçanërisht në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.
Baronesha Anelay, nga ana e saj, e siguroi kryetarin Veseli për vazhdimësinë e kësaj politike të vendit të saj ndaj Kosovës edhe në të ardhmen.