Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Hënë, 20.07.2015




Të mërkurën, më 22 korrik, në orën 14:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon punimet e seancës së 16 korrikut, me pikat e papërfunduara.


Të enjten, ndërkaq, më 23 korrik, në orën 10:00, mbahet seancë e re, në të cilën do të shqyrtohen për herë të parë tri projektligje dhe një raport vjetor.


Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli.


Në seancën e të enjtes, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta, ndërsa në lexim të dytë do të shqyrtojë Projektligjin për armë dhe atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri.


Në këtë seancë, do të shqyrtohet po ashtu edhe Raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2014.
Sa i përket propozim-amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës të propozuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, me kërkesë të shumicës së përfaqësuesve të subjekteve politike, Kryesia vendosi t'u japë kohë partnerëve të koalicionit të zhvillojnë konsultimet.


Ndërkaq, Projektligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, edhe pse qeveria nuk e kishte sjellë mendimin e saj të kërkuar, Kryesia e procedoi për shqyrtim në komisionin përkatës funksional.

 

 

Nga mbledhja e Kryesisë së KuvenditNga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit