Lajmet e fundit

Deputetet Kadriaj dhe Bytyqi u takuan me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang

E Enjte, 16.07.2015




Në vazhdën e takimeve të Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës me diplomatët e akredituar në Kosovë, sot anëtaret Bordit të GGD-së, Time Kadriaj dhe Shukrie Bytyqi, u takuan me ambasadoren zvicerane në vendin tonë, Krystyna Marty Lang.


Pasi e njoftoi ambasadoren lidhur me objektivat dhe angazhimet e GGD-së, deputetja Time Kadriaj tha se edhe pse në Kuvend ekziston opozita, në GGD nuk ka një opozitë të tillë, sepse, sipas saj, eksiton një qëllim i përbashkët dhe ai është promovimi i barazisë gjinore dhe të drejtave të gruas.


Deputetja Shukrie Bytyqi, ndërkaq, tha ekziston një numër i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Zvicër dhe shtoi se ata ndihen në vendin e tyre dhe jetojnë me dinjitet.


"Në GGD po angazhohemi që në çdo aspekt të jemi afër qytetarëve tanë dhe mundohemi të ndikojmë në politika lidhur me një varg çështjesh, si: shëndeti i gruas, i fëmijëve e çështje tjera", theksoi Bytyqi.


Ambasadorja Lang vlerësoi lart punën e GGD-së në blerjen e Mamografit mobil, si dhe angazhimin e tyre në fuqizimin e rolit të gruas. Në vazhdim ajo u interesua për për zbatimin e ligjit për kategoritë që janë viktimat e dhunës seksuale.

 

 

Deputetet Kadriaj dhe Bytyqi u takuan me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang