Lajmet e fundit

Grupi i Grave Deputete priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connel

E Enjte, 16.07.2015




Grupi i Grave Deputete priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O'Connel.

Duke i uruar detyrën e ambasadorit në Kosovë, Kryetarja e GGD-së, Blerta Deliu Kodra, e njoftoi z. O'Connel për rolin e GGD-së në Kuvendin e Kosovës, si një grup gjithëpërfshirës i përbërë nga të gjitha partitë dhe nacionalitetet.

"GGD-ja synon fuqizimin e rolit të gruas, duke inkorporuar perspektivën gjinore në politikat shtetërore. GGD-ja ka rregulloren, strategjinë e veprimit dhe planin vjetor të veprimit, që do të thotë se jemi mjaft të organizuara dhe të përkushtuara në objektivat tona", theksoi Deliu, duke shtruar nevojën e bashkëpunimit sidomos në projektet të cilat ndikojnë në fuqizimin, mirëqenien, shëndetin e gruas etj.

Ambsadori O'Connel, nga ana e tij, tha se si mik i Kosovës dëshiron që ajo, si shtet shtet i pavarur dhe sovran, të marrë përgjegjësitë e veta për tu zhvilluar. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar përkrah drejtësinë për viktimat e dhunës gjatë luftës, sidomos viktimat e dhunës seksuale, pror shtoi se edhe Kosova, përveç që duhet të kërkojë drejtësi, duhet edhe t'i përmbush obligimet e veta para drejtësisë.

Ai shprehu kënaqësinë për takimin me GGD-në, si dhe për për takimin e presidentes së Kosovës me Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar, për të cilin tha se ishte simbol i miqësisë, por edhe i fuqisë dhe ndikimit të grave.

Anëtarët e tjera të GGD-së, deputetet: Lirie Kajtazi, Time Kadriaj, Shukrie Bytyqi, Jasmina Zhivkovic, Mufera Sinik, Xhevahire Izmaku, Emilja Redzepi e Teuta Haxhiu, folën për çështje të tjera, si: proceset integruese, dhunën seksuale, çështjen e pronave etj.

 

Grupi i Grave Deputete priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’ConnelGrupi i Grave Deputete priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connel