Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli uron besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit

E Enjte, 16.07.2015




Me rastin e Fitër Bajramit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam të Kosovës.

Në urimin e kryetarit Veseli thuhet:

"Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës ua uroj festën e Bajramit, duke ju dëshiruar mirëqenie dhe lumturi në familjet e tyre.

Kjo festë shënon përmbylljen e muajit të agjërimit, i cili është muaj i vlerave të humanizmit, sikurse janë paqja, mirëkuptimi, toleranca dhe solidariteti ndërnjerëzor. Këto vlera nuk i kanë munguar asnjëherë popullit tonë dhe ne sot duhet të angazhohemi të gjithë në forcimin e këtyre vlerave.

Me fat Bajrami".

 

Kryeparlamentari Veseli uron besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit