Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
E Enjte, 16.07.2015
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, shqyrtoi Raportin e monitorimit të Ligjit për Persona të Verbër.
Komisioni vlerësoi se raporti përmban të dhëna të mjaftueshme dhe adekuate lidhur me zbatimin e këtij ligji, ndërkaq, miratimi dhe rekomandimet lidhur me të pritet të bëhen në mbledhjen e radhës.