Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...

E Mërkure, 15.07.2015




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, shqyrtoi peticionin e zëvendës Avokatit të Popullit, Bogolub Staletoviq.

Lidhur me vendimin e ish Avokatit të Popullit Sami Kurteshi, ndaj të cilit, Staletoviq ka reaguar me ngritjen e peticionit, foli zv. Avokati i Popullit, Isa Hasani.

Ai tha se vendimi i ish Avokatit të Popullit, Kurteshi, është i bazuar në ligjin përkatës, ndërkaq, shkak i këtij vendimi është ndërhyrja në kompetenca, moskryerja e detyrave të punës dhe vijimi jo i rregullt në punë nga ana e zv. Avokatit, Staletoviq.

Nga ana tjetër, Staletoviq mohoi këto konstatime duke thënë se ish Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka ushtruar diskriminim ndaj tij, ndërkaq, vendimi për shkarkimin e tij është anti ligjor.

Anëtarët e komisionit vlerësuan, se kjo çështje duhet trajtuar në gjykatë, pasi që peticioni i ngritur nga Staletoviq, është duke u trajtuar edhe atje.

 

 

 Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...