Lajmet e fundit
Nga Mbledhja Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 15.07.2015
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, drejtuar nga Flora Brovina, kryetare e Komisionit, u shqyrtuan amandamentet e dy projektligjeve, përkatësisht: amendamentet e Projektligjit për shëndetin mendor dhe amendamentet e Projektligjit për ushqyerjen me qumësht gjiri.
Pas trajtimit të të gjitha amandamenteve një për një, për të dy projektligjet, komisioni i përkrahu projektligjet i dhe procedoi tutje në Kuvend.