Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 15.07.2015




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, u diskutua për
Projektligjin për procedurën e përgjithshme administrative.
Komisioni u pajtua që, në funksion të evidentimit të mangësive eventuale në përmbajtjen e projektligjit dhe marrjes të propozimeve nga përfaqësues organizatave respektive dhe ekspertëve, javën e ardhshme të organizojë dëgjim publik lidhur me këtë projektligj.
Në mbledhjen e sotme komisioni shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media