Lajmet e fundit

Kryetari Veseli ngushëllon familjet e punëtorëve që humbën jetën në Kazakistan

E Marte, 14.07.2015




Me rastin e tragjedisë që ndodhi në kantierin e ndërtimit të kompanisë "Mabeteks", në Kazakistan, ku humbën jetën katër qytetarë të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në emër të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin e tij personal, u ka shprehur ngushëllime të sinqërta familjeve të punëtorëve që humbën jetën, të afërmve të tyre dhe udhëheqësve të kësaj kompanie.

"Kjo tragjedi na preku thellë, sepse ndodhi larg vendit tonë, duke prekur punëtorët të cilët me përkushtim u angazhuan për mirëqenien e familjeve të veta. Në këto momente të rënda për Familjet e prekura nga kjo tragjedi, më të dashurve të tyre Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të lënduarve shërim sa më të shpejtë", thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Veseli.