Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Marte, 14.07.2015




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Memli Krasniqi, ka njoftuar lidhur me subvencionet dhe grantet për fermerët.

Ai me këtë rast ka njoftuar anëtarët e komisionit se gjatë këtij viti, ministria ka dyfishuar grantet dhe financimin për fermerët, ndërkaq, ka sqaruar se kjo është bërë për shkak të shtimit të kërkesave .

Anëtarët e komisionit nga ana e tyre, kanë kërkuar nga ministri kujdes në shpërndarjen e subvencioneve, në mënyrë që ato të arrijnë tek fermerët e merituar.

 

Foto nga arkivi