Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Marte, 14.07.2015
Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetarja e komisionit, Teuta Sahatqija, u shqyrtua dhe u përkrah Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-001 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, si dhe Projektligji për faljen e borxheve publike, me amendamentet e komisioneve funksionale nga aspekti i përputshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Komisioni ka shqyrtuar edhe Projektligjin nr. 05/L-27 për digjitalizimin e transmetimeve radio difuzive tokësore, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Me këtë rast, Komisioni përkrahu këtë projektligj, me vërejtje në amendamentin 10, 26 dhe 27.
Komisioni kërkoi nga komisioni funksional që të analizojë këto tri amendamente, me theks të veçantë amendamentin 26, që ka të bëjë me nenin 5. Sipas anëtarëve të komisionit këto amendamante janë jokushtetuese dhe nuk janë në përputhje me direktivat e BE-së.